Analiza/ Fundi i qeverisë Rama-Meta

21.07.2016 13:28:09

Në këto orë të ethshme kur po vendoset për fatin e reformës në drejtësi duket sikur dy partitë e majta i ndan gjithçka. LSI renditet pothuajse në çdo rast pas pozicioneve të PD-së. Dhe deklaratat e saj janë gjithnjë e më të forta kundër Ramës. Meta e akuzon për propagandë, Manjani akuzon Xhafën si gënjeshtar, po Manjani afrohet me versionin e Bashës për arsyet se pse u prish në orët e vona kompromisi i së mërkurës.

Të gjitha këto tregojnë se përditë e më shumë po ravijëzohet një koalicion i ri Basha- Meta.

Si do që të shkojë fati i votimit të reformës këto dy parti nuk kanë më as objektiva, as moral, as filing për të qëndruar bashkë.

Tani problemi është nëse prishja mes tyre do të shkaktojë menjëherë zgjedhje të reja. Ose versioni i dytë është që Rama të arrijë të bëjë 71 vota për të mbajtur në këmbë një qeveri të arrnuar, duke u përpjekur të spastrojë administratën nga njerëzit e LSI-së dhe të hapi luftën frontale me ta. Megjithëse dy partitë u futën së bashku në sallën e kuvendit këtë të enjte, duket tani sikur ato janë larg, tejet larg njëra trjetrës.