Ancelotti fton Verratti: Hajde te Bayern Munich!

16.01.2017 11:12:28

Lajm i keq për Juventusin nga Franca, ku media të ndryshme (të specializuara dhe jo), përfshirë “Le Parisien”, zbulojnë një presion të fortë dhe të vendosur të Carlo Ancelotti për të marrë Marco Verratti. Mesfushori i PSG-së është në fakt një nga objektivat e mëdha të merkatos së ardhshme të kampionëve italianë, por ish-trajneri i Juventusit, tashmë në “Allianz Arena”, e ka identifikuar italianin shtatshkurtër si përforcimin ideal për të rritur nivelin e Bayern Munich, që tashmë është në mesin e ekipeve më të mira të botës.

Trajneri i skuadrës bavareze konsiderohet si një “baba futbolli” nga mesfushori i lindur në Abruzzo, i cili ishte nën urdhërat e Ancelloti te PSG-ja, në sezonin 2012-2013. Shtypi përtej alpeve flet për “kontakte telefonike të shpeshta mes dy palëve, njëri prej të cilëve, më i fundit, ndodhi gjatë festimeve për Vitin e Ri.” Kështu thotë një burim pranë lojtarit. Këto bisedime po kryhen nën kujdesin e Carlo Ancelotti, i cili e ka ftuar mesfushorin e talentuar të lëvizë drejt Mynihut këtë verë, me synimin për t’u bërë trashëgimtar i tashmë 35-vjeçarit Xabi Alonso, kontrata e të cilit skadon rastësisht në qershor.