Ancelotti: Jemi akoma gjallë

13.04.2017 08:21:40

Pavarsisht humbjes së sotme në Mynih, Carlo ancelotti beson akoma se Bayerni i tij mund të kualifikohet për në gjysmëfinalet e Champions League, në ndeshjen e kthimit.

“Kur mbetëm me dhjetë futbollistë, madrilenët mund të “vrisnin” ndeshjen, por nuk ia dolën dhe lanë të hapura shpresat tona për kualifikim. Jemi akoma gjallë dhe do të provojmë të kualifikohemi, por duhet që në Madrid të luajmë të 90 minutat, ashtu siç luajtëm pjesën e parë sot”, tha trajneri italian.

Ancelotti vlerësoi shumë edhe portugezin Cristiano Ronaldo, i cili mundi i vetëm Bayernin sot, me dygolëshin e tij. “Ronaldo do të ishte mirë të ishte në stol sonte. është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe këtë e dinim mirë, por te goli i parë gabuam në markim”.
Trajneri i Bayern komentoi edhe mungesën e sulmuesit kryesor të Bayernit, Robert Levandoëski. “Në pjesën e parë bëmë mirë edhe me Mylerin, por Levandoëski është një futbollist mjaft i rëndësishëm. është nga më të mirët në rolin e tij dhe është e vështirë ta zëvendësosh”, tha Ancelotti.

Në fund, trajneri italian i Bayernit, nuk harroi të ngacmojë edhe ish ekipin e tij, Juventusin.

“Nuk më ka surprizuar aspak paraqitja e Juves, përkundrazi jam habitur nga paraqitja e Barcelonës”, tha italiani.