Ancelotti: Kjo është dobësia e Dortmund

18.11.2016 23:08:33

Carlo Ancelotti mendon se momentalisht Borussia Dortmund është duke vuajtur në mbrojtje dhe se këtë do të mundohen ta shfrytëzojnë të shtunën mbrëma.

Të shtunën, duke filluar nga ora 18:30, Borussia Dortmund pret në ‘Signal Iduna Park”, Bayern Munichun e Carlo Ancelottit.

Dortmund nuk po kalon një sezon të mirë, të cilët gjenden gjashtë pikë prapa liderit, Bayernit. Para kësaj sfide, kanë folur edhe trajnerët e dyja skuadrave.

Carlo Ancelotti mendon se Dortmundi ka probleme në mbrojtje, gjë që do të mundohen ta shfrytëzojnë të shtunën.

“Dortmund ka një sulm të rrezikshëm me lojtarë të shpejtë, por nganjëherë ata duket se kanë probleme në mbrojtje, gjë që është normale”, thotë Ancelotti.