Ancelotti “legjendë”, 1000 herë në stol…

24.02.2017 21:54:26

Që nga debutimi me skuadrën e qytetit të lindjes, Reggiana, në Serie B, në vitin 1995, deri te ndeshja e së shtunës, që do të luajë kundër Hamburg në “Allianz Arena”. Ka qenë një udhëtim i gjatëm, plot 1000 ndeshje, ai që ka bërë Carlo Ancelotti si trajner. E tashmja është Bayern Munich, me të cilin synon të fitojë Bundesliga dhe Champions League, në të kaluarën kanë qenë Parma, Juventus, Milan, Chelsea, PSG dhe Real Madrid. Maksimumi që mund të kërkohet. 18 trofe të fituar, mes të cilëve 3 trofe të Champions League, një rekord që e ndan vetëm me ish-trajnerin e Liverpool, Bob Paisley.

Në 22 vite si trajner, përqindja e fitoreve të trajnerit Carlo Ancelotti është rritur ndjeshëm, nga 41% në vitin e arritjes së Serie A me Reggiana, deri në 75% të ndeshjeve të fituara, si sivjet me Bayern Munich. Ndër vite sukseset e tij më të mëdha kanë qenë dy Champions League të fituara në vitet 2003 dhe 2007 nën drejtimin e Milan si dhe Champions League e fituar me Real Madrid, me rezultatin 4-1 në shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, në saj të golit të shënuar nga Sergio Ramos në minutën e fundit. Statistikat janë mbresëlënëse, Carlo ka fituar rreth 60% të ndeshjeve që ka drejtuar, 590 nga 999 në total… /telesport.al/