Ancelotti: Mos u shqetësoni, Neuer 100% luan kundër Realit

04.04.2017 13:41:49

Sezoni i nxehtë i prillit për Bundesligën ka qenë mjaft i mbarë për kampionët bavarezë. Të shtunën ata mposhtën me rezultatin e thellë 6:0 skuadrën e Augsburgut. Por, përpara ndeshjes me Realin e Madridit në Ligën e Kampionëve, gjermanët e Ancelottit do të ndeshen mbrëmjen e sotme me Hofenhaimin. Në konferencën për shtyp, trajneri italian ka zbuluar detajet mbi skuadrën përpara sfidës së radhës në Bundesligë, transmeton Panorama.

Zoti Ançeloti, cili është opinioni juaj mbi strategun gjerman të Hofenhamit?

Nagelsman është një trajner mjaft i ri, skuadra e tij luan shumë mirë, një prej skuadrave më të mira në Bundesligë, e cila shkëlqen si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.

Çfarë mund të na thoni mbi gjendjen e Neyerit?

Nojer do të rikthehet sot në stërvitjen me skuadrën, ndërsa Myler do duhet të mungojë dy ditë për shkak të dëmtimit. Më pas do shohim nëse do mund të luajë ndaj Dortmundit.

A do të rikthehet Neyerit në sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Realit?

Manuel Neyer do të jetë 100% gati për ndeshjen e madhe.

Po Tiago do të jetë pjesë e formacionit për ndeshjen e radhës?

Tiago ka luajtur për një kohë të gjatë, ndaj mendoj që ai të pushojë për këtë ndeshje.

Si ndiheni në këto momente para sfidës ndaj Realit?

Jemi më se të kënaqur. Gjithashtu ndihem mirë, pasi edhe sfidat që kemi para ndeshjes me Realin janë tejet emocionuese.

Kur do të mund t’i rikthehet Myler stërvitjes?

Myler do të stërvitet individualisht menjëherë të mërkurën.

Si është gjendja e Daglas Kostës?

Çdo gjë është duke shkuar sipas planit. Ai do të rikthehet në stërvitjen e skuadrës të mërkurën.

Rumenige ka shprehur pëlqimin për Dibalën. Ju çfarë mendoni?

Dibala është një lojtar i shkëlqyer, por unë nuk dua të komentoj.

Do të jenë Kimish dhe Koman në formacion?

Ata kanë bërë një lojë mjaft të mirë gjatë sfidës me Augsbugun, por nuk e kam vendosur.