Ancelotti ‘sulmon’ dhe këshillon RB Leipzingun

01.12.2016 22:15:43

Carlo Ancelotti i ka këshilluar skuadrën lidere të Bundesligas, RB Leipzig, se titulli kampion nuk fitohet në gjysmë sezon.

Skuadra e inkuadruar këtë sezon në Bundesliga është duke befasuar të gjithë me paraqitjet këtë sezon, duke udhëhequr ligën pa asnjë humbje, por Ancelotti, ia ka dhënë një shembull nga koha e tij te Real Madridi.

“Në sezonin tim të fundit në Madrid, kemi fituar 22 ndeshje radhazi nga shtatori në dhjetor.

Por, ne në fund nuk ishim kampionë”, ka thënë Ancelotti, Ndryshe, RB Leipzig gjendet në vendin e parë me 30 pikë apo tri më shumë se Bayern Munich në vendin e dytë.