Angela Merkel për coronavirusin: Nuk jemi në fazën finale të pandemisë, por...

Angela Merkel për coronavirusin: Nuk jemi në fazën finale të pandemisë, por ende në fillim

23.04.2020 10:43:59
BERLIN, GERMANY - NOVEMBER 28: German Chancellor and Chairwoman of the Christ Democrats Party (CDU) Angela Merkel adress the media during a press conference following the summit on diesel emissions with Mayors of the most polluted German cities on November 28, 2017 in Berlin, Germany. (Photo by Michele Tantussi/Getty Images)

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se Gjermania është ende në fillim të pandemisë së COVID-19, dhe se do të duhet të jetoj me të për një kohë, raporton Reuters.

“Nuk jemi në fazën finale të pandemisë, por në fillim të saj. Kemi fituar kohë dhe do ta shfrytëzojmë ta forcojmë sistemin shëndetësor në Gjermani”, ka shtuar Merkel në një mbledhje të Bundestagut.

Ajo ka thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë është partner i pashmangshëm për Gjermaninë, dhe për këtë do të përkrah punën e kësaj organizate.

Merkel pranoi se situata do të jetë shumë e vështirë edhe për një kohë, duke theksuar se “duhet të jemi të kujdesshëm”.

Ajo shtoi se masa të rrepta nevojiten për t’u ballafaquar ashtu siç duhet me situatën, duke përmendur se një vaksinë duhet të jetë e disponueshme për çdo shtet kurdo që ajo zbulohet.

“Pandeminë e mundim vetëm nëse reagojmë globalisht”, ka thënë për fund Merkel