Angli, shkencëtarët nuk gjejnë prova që shkollat e përhapin më shumë coronavirusin

16.02.2021 10:41:08

Shkollat nuk duket se luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e coronavirusit – thonë kërkuesit në Britaninë e Madhe. Universiteti i Varvikut, shqyrtoi mungesat e nxënësve dhe mësuesve të bëra për shkak të coronavirusit gjatë vjeshtës në shkollat e Anglisë.

Mungesat, ishin në një linjë me shkallën e infektimit në komunitetin më të gjerë, pa ofruar kështu prova se shkollat ishin një faktor në rritjen e rasteve. Në Britani, kryeministri nuk ka njoftuar ende planet për rihapjen e shkollave por ka thënë më herët se nxënësit nuk do të mund të kthehen në klasa para 8 marsit.

Që nga fillimi i janarit, kur edhe izolimet aktuale nisën, shkollat fillore dhe gjimnazet kanë vijuar mësimin online. Nxënësit vulnerabël dhe fëmijët e punonjësve të domosdoshëm janë të vetmit që kanë ndjekur mësimin me prezencë.

Kërkuesit e universitetit të Warwick-ut, thonë tani se vendimi për shkollat duhet të jetë politik, dhe të vendosë në balancë të mirat e lejimit të fëmijëve në klasa, Përballë dëmeve të mundshme nga Covidi. Fëmijët mund të infektohen dhe ta përhapin coronavirusit, por nuk janë të predispozuar të sëmuren prej tij.