Anija ushtarake mbytet qëllimisht në Dhërmi, zbulohet shkaku

28.07.2020 19:05:23

Një anije e prodhimit kinez është mbytur qëllimisht sot në plazhin e Dhërmiut, për t’u kthyer në atraksion turistik, për zhytësit dhe eksploruesit e botës nënujore.

Emri i anijes që u mbyt sot është ‘Polumbarja Kineze’ ndërsa në qytetin e Vlorës ka ardhur në vitin 1974 si pjesë e marinës.

Përveç kësaj anije, do të mbyten edhe dy të tjera që po ashtu do të kthehen në destinacione për tu vizituar nga eksplorues të ndryshëm.

Në këtë operacion detar të Forcave Detare që konsistoi në transportin e pastaj mbytjen ne bregdetin jonian të kësaj anijeje polumbare ushtarake të nxjerrë jashtë përdorimit mori pjesë edhe ministri Blendi Klosi.