Anima Mundi: Kërkojmë dënim më të ashpër për përbindëshin

19.08.2016 17:08:42

Anima Mundi për kush e di të satën herë është dëshmitar për raste shtazarake të keqtrajtimit ndaj kafshëve dhe insiston që kryerësi të gjendet dhe të dënohet.

1

„Dy gra nga Gjorçe Petrov e kanë gjetur këtë qen, të tmerruar, në dhimbje, në proces të lindjes. E quajtëm “Nëna”. Ndonjë përbindësh e ka goditur, e ka rrahur dhe në fund e ka hedhur në gëlqere. Lindi tre këlyshë, dy humbi dhe me gjithë përpjekjet nuk u arrit të shpëtohet ky qen i dashur. Lusim për dëshmi, fakte për përbindëshin i cili e ka keqtrajtuar këtë kafshë. Personi i cili e ka kryer këtë është socio pat, i dhunshëm, dhe duhet menjëherë të vendoset pas grilave”, kanë apeluar nga Anima Mundi