Anita Begova i kundërpërgjigjet Angellovit për letrën e tij

24.10.2016 22:27:24

Avokatja Anita Begova ka reaguar ndaj letrës së Stojçe Angellov, drejtuar Dragan Pavlloviq-Llatasit, në të cilën është përmendur edhe emri i saj.

“Para dy javëve, u drejtova tek avokati i juaj, kolegu im Aco Vaislevski, të cilin e paralajmërova se nuk është paguar borxhi nga ana e juaj nga vendimi i gjykimit 8P-a 115/13 e lëshuar më 09/04/2014. Kolegu im mori përgjegjësi t’ju kontaktojë, por për shkak të mosprezencës tënde në shtet, më drejtoi tek gruaja juaj, me të cilën patëm një bisedë të nivelit të ngritur”, thotë mes tjerash avokatja Begova.

Ajo gjithashtu në njoftim bën të ditur se nuk ka pasur asnjë kërcënim drejt familjes së Angellovit, siç akuzoi ai në letrën e tij.