Ankesa për koncesionerin e peshkimit në liqenin e Prespës, shfaqen dyshime për keqpërdorime

16.07.2017 21:14:20

Koncesionimi i peshkimit në liqenin e Prespës ka krijuar shumë probleme, ka shkaktuar revoltë dhe qortime ndërmjet peshkatarëve dhe koncesionerit.

Një pjesë e madhe e banorëve që merren me peshkim thonë se nuk mundet që të hyjnë në liqen për peshkim, duke pohuar se koncesioneri punon në mënyrë të paligjshme, se lejet vjetore janë shumë të shtrenjta, ndërkaq edhe ata që kanë para, nuk mund që t’i marrin lejet e peshkimit.

Krume Panovsi, banor i Prespës, thotë për Tv Telma se për një leje marrin nga 800 euro, kurse shoqata që i merr këto par, faktikisht ka për pronar pikërisht koncesionerin e peshkimit.

Jovko Popovski thotë se peshkimi po vdes, kurse popullsia po shpërngulet, dhe se të rinjtë siguronin ekzistencën nga peshkimi.

Për këtë çështje, banorët kanë reaguar te qeveria e mëhershme, por edhe te e tanishmja. Ata bëjnë të ditur se janë duke mbledhur nënshkrime për ta ndryshuar ligjin dhe për ta larguar koncesionerin, ndërkaq paralajmërojnë masa radikale.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave bën të ditur se do të shqyrtohen ankesat nëse është duke u respektuar marrëveshja e koncesionimit.