Anton Quni e Rrahman Rama bëjnë homazhe tek kompleksi ,, ADEM JASHARI,,

Anton Quni e Rrahman Rama bëjnë homazhe tek kompleksi ,, ADEM JASHARI,,

06.03.2021 12:26:13

Edhe sot tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po bëhen homazhe për të nderuar veprën dhe sakrificën e familjes Jashari.

Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në këtë kompleks bëri homazhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni.

Bashkë me Qunin për homazhe ishte edhe Gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Homazhe bënë edhe përfaqësues tjerë nga partitë politike dhe shoqatat e dala nga lufta