Antonio Conte, modest për Chelsea-n e tij

14.12.2016 12:34:53
MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 03: Antonio Conte manager / head coach of Chelsea during the Premier League match between Manchester City and Chelsea at Etihad Stadium on December 3, 2016 in Manchester, England. (Photo by James Baylis - AMA/Getty Images)

I përulur dhe me ide të qarta. Ky është celësi i suksesit të trajnerit të “Bluve të Londrës”, Antonio Conte, i cili të paktën deri më tani po tregon, se metodologjia e tij e lojës, po jep rezulutet e kërkuara te Chelsea. Nëntë fitore rradhazi ka arritur skuadra e teknikut Italian, që përkthehen me vendin e parë në tabelën e klasifikimit me 37 pikë të grumbulluara. Ndalesa e radhës është Sunderland, që pozicionohet në vëndin e fundit. Një rival i lehtë në letër, por që gjithsesi duhet patur kujdes. Vetë Conte e pranon se nuk e priste këtë ecuri kaq pozitive të skuadrës së tij.

“Nuk e prisja që të arrinim vendin e parë. Jo se unë nuk kam besim tek skuadra ime, por sepse luajmë  në një kampionat shumë të vështirë, ku rivaliteti është shumë i madh. Në cdo takim të luajtur duhet të japësh maksimumin, nëse në fund të garës dëshiron të dalësh triumfues. Nuk jam i sigurt që do të vazhdojmë  më këtë ritëm  deri ne fund të kampionatit, unë shpresoj që një gjë e tillë të ndodhë edhe pse nuk do të jetë një mision i lehtë. ”

Kur kanë mbetur edhe pak javë nga fundi i 2016-ës, Conte bën një bilnac të vitit që po lëmë pas, për skuadrën dhe futbollistët. Sigurisht që i pari në këtë listë është sulmuesi Diego Costa, që po kalon një moment të shkëlqyer.

“Diego po kalon një formë të shkëlqyer. Golat e tij, po na japin një ndihmesë shumë të madhe e shpresoj që të vazhdojë kështu deri në fund. Përsa i përket të ardhmes se Fabregas, nuk mund të flas dot me garanci. Mund të them se është një element shumë i rëndësishmë për ne. Dua t’i komplimentoj të gjithë futbollistët, sepse janë duke dhënë maksimumin në cdo takim.”