APEL PËR DEPARTIZIMIN E MËRGATËS SHQIPTARE NË ZVICËR !

09.06.2019 12:45:36

Nga: Ahmet Asani

Koha e demokratizimit të veprimtarisë politike e viteve 90-ta, nëpërmjet pluralizmin politik, ishte nevojë kohës jo vetëm në atdhe por edhe në diasporë! Diaspora shqiptare ka pas dy momentume kritike kur i është dashur të bënte ndryshime e kthesa të mëdha:
1. ishte viti 1990 kur duhej të hiqte dorë nga monizmi dhe ylli komunist për të kaluar në demokraci pluraliste
dhe
2. Viti 1998 kur shkaku i luftes, diaspora do te duhej të hiqte dorë nga organizimi dhe veprimtaria ne baza partiake!
Në fakt mërgata asnjëherë nuk ka qenë vendi i duhur për veprimtari partiake, aq me teper jo në perendim ku mërgata shqiptare jetonte me shtete demokratikete pluraliste. Mirepo, atbotë organizimi i diaspores ne baza partika ishte nevojë e kohes, dhe u be thjesht per ti hequr nga skena politike organizimet monisto-komuniste të cilat atbotë kishin kapluar gjithë mergatën!
Periudha nga paslufta e këndej, ishte periudhë kur diaspora do te duhej departizohej dhe te fillonte me organizime ne Komunitete apo Bashkesi Shqiptare neper qytete e kantone. Duke u nisur nga ky fakt, te vetedijshem per pasojat e vazhdimit te organizimit partiak ne diaspore, shume veprimtarë e intelektual të kohës, më 04.04.1999 organizuan Kuvendin e parë te Komunitetit Shqiptar ne Zvicer, në të cilin u themelua organizimi panshqiptar me emrin “BASHKESIA SHQIPTARE NE ZVICER” ! Mjerisht, edhe pas themelimit te keti organizimi kombetar, partite politike për 20 vite, ende sot e kesaj dite vazhdojn të veprojnë në mergatë! Mjerisht partite plitike ende nuk jane te gatshme te hjekin dore nga organizimi partiak, per t’miren te mergates shqiptare! Sikur mergata shqiptare ne Zvicer t’mos pengohej nga organizimet qe e ndajne dhe partizojnë mergaten, sot ne gjitha kantonet e Zvicrës, shqiptaret do te ishin te organizuar ne Komunitete apo Bashkësi Shqiptare Kantonale dhe në çdo kanton do ti kishim të ndërtuara Qendrat Kulturore Shqiptare! Mjerisht nga paslufta e këndej m, mu shkaku i organizimeve partiake, mërgata shqiptare ështē më e ndare dhe e përçarê se kurre me pare!
Ne Mergaten shqiptare te Zvicres ende ka të tillë qe mendojnë se deget, nendeget e rremat e disa subjekteve ne diaspore mund ti zgjidhin problemet politiko-ekonomike që ka Kosova!? Vërtetë kjo çfar po ndodh me mergaten shqiptare është per keqardhje! Nëse ende ka njerëz te cilët mendojnë se organizimi partiak është ai që do t’mund ti rregulloj çështjet jetike që ka diaspora si arsimi plotesues në gjuhen shqipe, kultivimi, ruajtja dhe zhvillimi i kulturës e traditave kombetare, atëhere vërtetë është per t’qarë! Për mërgaten shqiptare, nuk mund te thuhet më se është kohe e fundit që të departizohet, nga qe kjo “kohë e fundit” ka vite që ka kaluar!
Si veprimtar demokrat dhe themelues “Bashkësisë Shqiptare në Zvicër”, para 4 vitesh, pikerisht në maj të vitit 2015, LDK-es i ofrova vizionin e departizimit, me idenë qe ajo si forum politik të integrohej brenda “Bashkesisë Shqiptare në Zvicer”- BSHZ, me shpresë që pas LDK-es edhe subjektet tjera do ti bashkoheshin keti vizioni! Mirepo mjerisht ky vizion nuk u pranua, dhe jo vetem qe nuk u pranua, por partiaket tërë kohen kishin pas punuar ne prapaskene per te perfituar nga angazhimi imi!
Me këtë rast u bëjë apel gjithe intelektualeve e veprimtarëve të vërtetë të çështjes kombëtare që të heqin dorë nga organizimet partiake! U bëjë apel intelektualëve dhe veprimtarëve të vërtetë të çështjes kombëtare, që ne kantonet ku jetojnë të organizohen në Komunitete – Bashkesi Shqiptare dhe ti bashkohen vizionit te “FONDIT TE QENDRAVE KULTURORE SHQIPTARE NE ZVICËR”, per ndertimin e Qendrave Kulturore Shqitare! Vetem si BASHKESI SHQIPTARE te organizuar ne baza kombetare, me aktivitete kulturore te perbashketa ne QENDRAT KULTURORE SHQIPTARE, te cilat do ti ndertojme bashkë, mund te mbrohemi nga asinilimi dhe te japim vlera per Atdheun dhe vendin jetojmë!