Apeli i CDU/CSU, Basha jep sinjale për dialog: Mirëpres angazhimin e Gjermanisë

23.05.2019 21:29:55

Lulzim Basha, reagoi pas deklaratës së CDU/CSU, duke thënë se mirëpret “angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë”.

Kryetari i konfirmoi gatishmërinë “për zgjedhje të lira dhe të ndershme“.

“Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë”, shkruan Basha.

CDU/CSU kërkoi dialog për zgjidhjen e krizës dhe hodhi në tavolinë opsinonin për shtyrjen e zgjedhjeve.

Më herë reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se mirëpret dialogun pa kushte, por nuk ka fuqi të ndryshojë datën e zgjedhjeve.