Apeli konfirmon aratinë e afaristit Sead Koçan

17.03.2017 18:05:18

Gjykata e Apelit ka sjellë vendim që vërteton se i dyshuari, Sead Koçan, tashmë është në arati. Gjykata e ka publikuar vendimin e plotë që vërteton paraburgimin 30 ditorë të afaristit Koçan, i dyshuar kryesor në lëndën ”Trust” të PSP-së.

Në vendimin e Apelit kërkohet nga personat zyrtar të MPB-së dhe SPB-së për hetime dhe kërkime dhe Departapenti për kërkime pas gjetjes, që sa më parë ta privojnë nga liria, afaristin Sead Koçan, dhe ta sjellin para Gjykatës Penale.