Apo na vjen në pyetje shtetësia e Kosovës?

13.04.2020 19:45:25

Nga Skënder MULLIQI

Shqiptarët përseri po jetojnë më saga kuislinge , si diqka shumë te pa kuptueshme ?!Pushtetet çfarë i patëm më shumë morën vendime të jashtë ligjshme.Morën vendime mbi bazat e diktaturës dehumanizuese.Kosova jo vëtem tash por që krejtë pas luftën, po jeton në gjendjën e pashpallur të jashtezakonshme?!Nese papritmas u ndeshëm më epideminë si mbarë bota, pa pritmas edhe na erdhën të keqijat varg , nga njerëzit, të cilët u ‘infektuan” dhe u fiksuan vëtem pas pasurisë së paligjshme …! Klasa e burxhujëve politikë proceset nuk i dërguan përpara, por po i kthejnë mbrapa. Dhe, kjo po don më na kushtu edhe më sovranitët dhe më shtetësi të Kosovës?! Ka shumë kohë që miqët tanë për shkak të këtyre veprimeve hazardeske, të cilat nuk e kan asnjë lidhje më shtëtndërtim dhe mirëqenje, e as me demokraci po na kthejnë shpinën. Tërheqja e njohjeve, mos liberalizimi I vizave , mos inkuadrimi në strukturat relavante ndërkombëtare, janë vepër e këtyre analfabetëve potencialë politikë. A pa tru dhe mendje të ndritura nuk mbahët shteti?! Edhe pavarësinë çfarë e kemi mbi Pakon e Mati Ahtisarit, ka filluar të na rrezikohet seriozisht. Dështuan në politikat e jashtme dhe në politikat e mbredshme , e këto dështime ,po dëshirojnë tia faturojnë ,Albin Kurtit , që kurrë deri këto 50 ditët e fundit nuk e kishte pushtetin! Këtyre marifeteve ju ka dalë boja .E kan pru situatën , që ngadalë ti humbim miqët tanë evropianë dhe amerikanë , të cilët shumë na kan ndihmuar që të jemi të lirë. Po, si keni fytyrë të akuzoni dike si antiamerikan dhe marrëzira tjera. Amerika dhe Evropa nuk i dëshirojnë njerëzit që abuzojnë , dhe rrënojnë çdo vlerë demokratike në Kosovë. Me veprimet e juaja e keni pru në pikëpyetje të madhe edhe pavarësinë . Dhe, për të gjitha këto, dhe kthimin e mundshëm në rezolutën famoze,1244 ende të pa anuluar, e paska fajet, kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti! Këto marrëzia dhe marrezia e radhës më shkarkim të qeverisë, në kohë pandemie, nuk ju shiten as të fëmijët! Bota demokratike ju qiti para sprovave të shtetndërtimit, por ju dështuat ?!Dhe, po gjeni fajtor kujdestar diku tjetër! Pushtetarë të tillë dhe kuvendarë matrapazë e kopukë , jo të gjithë natyrisht , zor së gjenë dhe sheh , veq në ndonjë vend të Afrikës! Ju nuk keni mundësi të përgjigjeni në asnjë pyetje. Pse? Sepse e keni dhierë punën më ka krejtë si orlatë në plepa! Nuk dini çka është e vërtata, së jeni mësuar të fabrikoni rrena para qytetarëve. Po i frikësoheni shumë të vërtetës, dhe për atë jeni duke levizur çdo gurë, për ta kthyer pushtetin e humbur! Sado që po mundohemi tia mbyllni rrugën realitetit dhe të vërtetës, nuk do keni mundësi shumë gjatë .Kundër jush është realiteti , së njerëzit kan sy më pa , dhe kan vesh më ndëgjuar…?!