Apostollova reagon pas arrestimit të Gjuriq

26.03.2018 20:33:17

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostollova ka reaguar pas arrestimit të Marko Gjuric me ç’rast ka bërë thirrje për qetësi nga të dyja anët.

“Ne u bejmë thirrje autoriteteve të të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, që të tregojnë përmbajtjen dhe pjekurinë e nevojshme në mënyrë që gjendja aktuale në terren në Kosovë të mos përshkallëzohet më tej”, tha ajo përmes rrjetit social Twitter.

Po ashtu Apostollova tha se të gjitha cështjen me interes për dy vendet duhet të bisedohen në dialogun mes dy shteteve.

“Të gjitha çështjet me interes reciprok duhet të adresohen në kuadrin e Dialogut të lehtësuar nga BE, i cili ka për qëllim përfundimtar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo u rikonfirmua nga kryetarët Thaçi dhe Vuçiç gjatë takimit të tyre me përfaqësuesin e lartëFederica Mogherini të premten e kaluar”, ka shkruar Apostollova.

Po ashtu ajo shtoi se BE-ja pret që të dy palët Serbia dhe Kosova të kenë një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi me BE-në si dhe të respektojnë plotësisht,marrëveshjet e arritura ndërmjet tyre në Dialog.