Apostolova e vlerëson punën e institucionit të Prokurorit të Shtetit

29.08.2018 17:14:34

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Nataly Apostolova.

Kështu thuhet në komunikatën e dërguar për media të Prokurorisë së Shtetit.

Sipas këtij njoftimi thuhet se Lumezi fillimisht e ka njoftuar shefen e BE-së Apostolova, me funksionimin dhe efikasitetin e Prokurorit të Shtetit, duke theksuar se prokurorët e Shtetit sipas tij, janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të Ligjit, si dhe për t’u përballuar me sfidat që i ka ky institucion.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

Kryeprokurori Lumezi, fillimisht e ka njoftuar shefen e BE-së Apostolova, me funksionimin dhe efikasitetin e Prokurorit të Shtetit, duke theksuar se prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të Ligjit, si dhe për t’u përballuar me sfidat që i ka ky institucion.

Gjatë këtij takimi Kryeprokurori Lumezi dhe shefja e BE-së, Nataly Apostolova, kanë diskutuar edhe për rastet të cilat janë të shenjëstruara nga Prokuroria për liberalizimin e vizave si dhe për rritjen e numrit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Kryeprokurori Lumezi ka theksuar se është duke u angazhuar për krijimin e ambientit të sigurt për të gjithë prokurorët e shtetit, që ata të funksionojnë në mënyrë efikase, profesionale dhe të pandikuar nga askush.

Gjithashtu, Lumezi ka potencuar se institucioni i Prokurorit të Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për përfundimin sa më të shpejtë të rastit të veteranëve, dhe dërgimin e akteve përkatëse në Gjykatën kompetente ashtu siç e përcakton Ligji.

Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi, është shprehur se nuk do të lejoj askënd që të ndërhyjë dhe në ndikoj në mënyrë të kundërligjshme në punën profesionale të Prokurorit të Shtetit, në ndjekjen dhe hetimin e rasteve individuale.

Shefja e BE-së, Nataly Apostolova ka premtuar se BE përmes projekteve të ndryshme do të vazhdoj ta përkrah institucionin e Prokurorit të Shtetit, në drejtim të forcimit të sundimit të Ligjit në Kosovë.