Apostolova i kërkon Haradinajt buxhet për strehimoret e grave të prekura nga dhuna në familje

21.01.2019 14:19:04

Personat me nevoja të veçanta vazhdojnë të mbetën të diskriminuar përkundër që ekziston ligji përmes të cilit rregullohen shumë sfera për këtë kategori.

Në serin e debateve të organizuara nga Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, me temën: “Gjinia dhe njerëzit me nevoja të veçanta”, u tha se kjo pjesë e shoqërisë e sidomos femrat janë të diskriminuara.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, tha se ka kërkuar nga kryeministri që të ketë buxhet për strehimoret e grave të cilat janë të prekura nga dhuna në familje.

“129 femra janë viktima të dhunës familjare që janë raportuar në Kosovë mes muajit janar-shtator të vitit 2018. Në takimin e rregullt që kam pasur me kryeministrin e kam ngritur në këtë çështje ku do të duhej të kishte buxhet për strehimin e grave që janë të prekura nga dhuna në familje dhe kemi gjetur mirëkuptim. Jemi të fokusuar në vendimmarrje qendrore dhe sforcimin e tyre në tërë shoqërinë. Vetëm këtë muaj do të lansojmw një projekt 600 mijë euro qw ka për qëllim barazinë gjinore”.

“Njerëzit me nevoja të veçanta ballafaqohen me sfida në baza ditore, problemin me qasje në organet publike, në arsim etj. Nga komuniteti i njerëzve me nevoja të veçanta e që janë femra ballafaqohen dyfish me diskriminim. 1/3 e aspektit gjinor është kur njerëzit me nevoja të veçanta kanë nevojw për përkujdesje dhe ato qe kujdesen janë shumica femra, e që në shumicën e rasteve janë familjare dhe kjo nuk është e shëndetshme”, tha ajo.

Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Kosovë tha se njerëzit me nevoja të veçanta duhet të jenë më këmbëngulës në realizimin e qëllimeve të tyre.

“Sfidat janë jashtëzakonisht të mëdha si ne sferën e arsimit dhe sfera tjera. Jam e lumtur që vijë nga ky komunitet d.m.th me nevojë të veçanta dhe me vjen mirë që jam këtu me ju. Ne si persona me nevoja të veçanta duhet të jemi më këmbëngulës në zbatimin e të drejtave tona. Unë kam luftuar shumë që t’i thej paragjykimet që janë krijuar për mua, qoftë në arsim apo cilëndo sferë ne duhet të këmbëngulim”.

“Në Kosovë mungon edhe vetëdija qytetare, personat me nevoja të veçanta nuk duhet të fshihen në shtëpi por të përkrahen në punësim, arsim etj. Vetëm Kuvendi Kosovës ka arritur deri diku ta plotësoj kuoten e punësimit të nevoja të veçanta. Do të duhej një mbikëqyrje në institucione për zbatim të punësimit në institucione”.

Avokati i popullit, Hilmi Jashari ka thënë se të gjitha raportet dalin që ligjet në Kosovë nuk zbatohen mirëpo qe sipas tij, mosndëshkimi i moszbatuesve të ligjit është i paarsyeshëm, raporton EO.

“Refreni ‘Kosova ka ligje të mira por s’ka zbatim’ është dilemë që s’ka gjetur ende zgjidhje. Me gjithë raportet që dalin mbesim në situatë të njëjtë ku ka moszbatim të ligjit. Defekti qëndron të autoritetet që janë të thirrura për zbatim të ligjit”.

“Sa raste kem në Kosovë që ndonjë ministër është shkarkuar për moszbatim të ligjit, asnjë. Pa e ngrit nivelin e zbatimit të ligjit nuk do të kemi sukses. Kuvendi duhet të jetë mbikëqyrës për zbatimin e ligjeve nga zyrtarë dhe ministra, dhe nëse ata nuk i zbatojnë atëherë duhet merren masa”, tha ai.

Hamit Hajredini nga zyra për Qeverisje të Mirë pranë zyrës së kryeministrit, tha se duhet përkushtim më i madh në zbatimin e legjislacionit lidhur me njerëzit me nevoja të veçanta.

“Ne konsiderojmë që femrat me aftësi të kufizuara janë më të diskriminuara. Shumë pak është bërë edhe nga institucionet. Shumë pak kemi gjet mbështetje për zbatim të strategjisë nga donatorët. Ne si Qeveri kemi një legjislacion të mirëfilltë dhe adekuat, por kërkohet të zbatohet e sidomos në përkrahje financiare”, tha ai.