Apotheoza e takses

11.03.2020 20:31:57

Nga Binak Maxharraj

(Dialogu Kosovë-Serbi do t’i kushtojë Kosovës diku rreth 500 miliard dollar)

Dikur në kohën e Migjenit kur zoteronte një varferi e skajshme ishte aktuale Apotheoza e Mistrit. Refreni: pak mister, pak misër

ju lutem zoteri,pak misër zoteri sepse më këtë e shpetoni një
jetë,shpetoni jetën e Lulit të vocerr, gishtat e këmbës të cilit i dilnin jashtë opingave te llastikut.Ishte Apoteozë merimi dhe skamjeje e asaj kohe.

Por sot kohërat kanë ndryshuar?!

Sot po luhet një lojë tjetër Apoteoza e taksës qe përseritet si refren i mesuar përmendesh nga Uashtingtoni e deri ne Paris.Londër dhe Berlin për te shpetuar Serbin sepse na paska rënë në mjerim,ne skamje për shkak te taksës.
E çartë nese gjenë ndonjë budall,të cilin si dukët veç e ka gjetë dhe po luan me te.

Por Serbisë nuk po i pengon taksa, hiq bile fare, ajo mallërat nga Kosova po i shtinë e nxjerrë kur po don,loja e sajë me ndërkombëtarët është diçka me e thellë.

Lëxojeni me vemdendje deklarimet e krerve serb,sidomos ato te Vuçiqit dhe Daçiqit,se Serbia nuk delë nga Kosova pa marrë diçka.

E qajo diçka është e madhe,shumë e madhe,nuk ka te bajë me “kokrra misri”si ne kohën e Migjenit por me kokrra floriri, ari. Thjeshtë Serbia e done Veriun e Kosovës.

E,kjo është plotësishtë e vertetë,do ta shihni,do te bindeni edhe vetë.Te gjitha të tjerat janë rrena broqkulla.

Këtu është qellimi i tyre qe s’po e kuptojnë,apo spo dojnë të kuptojnë ndërkombëtarët.Kjo do te thotë se Serbia ua ka futë te gjithe ndërkombëtarve këmbet në një kepucë.

Aferim Serbi?!

Veriu i Kosovës, të cilës ia ka vu syrin Serbia është zemra e Ballkanit.Aty flejnë pasuri marramendëse nentokësore,që gjatë historis i paten shfrytezuar shumë zapues të Kosovës.

Lë te flasin vetë shifrat.Sipas te gjitha hulumtimeve shkencore të bera si nga ekspertet e mbrenshëm dhe te jashtem pasuria nentoksore e Veriut të Kosovës është vlerësuar në:

500 miliard dollar që Kosovës do ti mjaftonin hiq më pak së për gjashtë shekuj eksploatim,kurse

200 miliard dollar janë vleresuar te gjitha resurset në tërë teritorin e Serbisë.Për ata qe marrin vesh në numra e shifra kjo tregonë së:

Vetem teritori i Veriut të Kosovës e ka vlerën për 2,5 hërë më të madhe së sa krejtë teritori i Serbisë.

Këtu qendron ajo singtanga e krerve te Serbisë se Serbia nuk delë nga Kosova pa marrë diçka,pra thjeshtë ata e done Veriun e Kosovës e praruar në florid dhe ar dhe se taksa për Serbinë nuk paraqetë asgjë,por vetem se ua ka bërë punën mjegull ndërkombëtarve lidhur më taksën për ta ardhë deri te floriri.Dhe si po dukët rruga po e qonë në atë drejtim.

Thanë thjshtë e shqip dialogu me Serbin do ti kushtojë Kosovës hiç me pak së 500 miliard dollar,sepse po aq do te kushtojë edhe lekura e ndonjerit pushtetar të Kosovës.

Por,a ka birë nane qe hynë ne këto transakcione me Serbin qoftë për mesë njeë mareveshje te vogël,apo te madhe,apo përfundimtare.Ka me siguri se ka.

Kosova historikisht ka nxjerrë njërez të tillë të cilët kanë përfunduar në plehun e historisë