Apple është gati të prodhojë makinë?

05.12.2016 23:15:05

Javën e kaluar, Apple i shkroi një letër Administratës Kombëtare Amerikane duke i thënë se “kompanitë e reja” në industrinë e veturave duhet të kenë të drejtat e njëjta si kompanitë në industri, raporton VentureBeat.

Në letër, Apple pranon se është e interesuar per vetura autonome dhe automatizëm. Kjo tregon se kompania është duke investuar shumë në studimin e të mësuarit rreth makinave dhe automatizmit, dhe është e kënaqur në lidhje me potencialin e sistemeve të automatizuar në shumë fusha, duke përfshirë transportin.

Apple vë në dukje se prodhuesit e veturave nuk duhet të ndjekin përjashtimet e Standareve Federale të Sigurisë së Automjeteve kur tentojnë të provojnë makinat në rrugë për shkak të Aktit Rregullativ “FAST”. Kompanitë e reja që kanë hyrë në këtë industri, si Google dhe të tjerat, nuk kanë fituar të drejtat e njëjta nga Akti “FAST”.

Kompania nga Cupertino thotë se mënyra më e mirë për të maksimizuar përfitimet nga automjetet autonome, është duke siguruar konkurrencë të drejtë dhe duke inkurajuar risi në NHTSA për të ndryshuar politikën që kërkon përjashtime, pasi kjo nuk është e nevojshme për automjetet në rrugë publike.

Në tetor ishte raportuar se Apple ka braktisur planet për të krijuar veturë. Por, ky interesim tregon se ekipi i Appe Car janë duke u fokusuar tasmë në sistemet autonome.

Thuhet se shumë punëtorë janë tani duke punuar në një sistem operativ për veturë në Kanada.