Arban Abrashi fton Shpend Ahmetin në 5 debate, në 5 televizione gjatë 5 mbrëmjeve të balotazhit

29.10.2017 23:13:21

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka reaguar ndaj shpifjeve të Dardan Sejdiut, sipas të cilave, ai, pra z. Abrashi, nuk do që të ballafaqohet në debate me Shpend Ahmetin.

Në një postim në facebook, e të cilin e nis me tre pesëshe (555), z. Abrashi, e fton Shpend Ahmetin në pesë debate, në pesë televizione, në pesë mbrëmjet e balotazhit.

Ky është postimi i plotë i z. Abrashi:

555

Kundërkandidatin e ftoj në pesë debate, në pesë televizione të ndryshme, në pesë mbrëmjet e javës së balotazhit nga një debat. Nëse dëshiron, le të merr edhe të tjerë me vete.

Përndryshe me padurim po pres debatet, sepse çdo ditë do të prezentoj diçka të re, rreth mospunës së tij dhe projekteve të mia

Kryetari po vjen!