Arban Abrashi me premtim të madh për familjet që nuk sigurojnë drutë për ngrohje

30.10.2017 14:10:48

Arban Abrashi, kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, duke rikujtuar se si ministër i MPMS-së kishte ndarë nga 10 mijë euro për t’ua siguruar drutë për dimër rreth 200 familjeve të Prishtinës, premton se si kryetar i kryeqytetit, do të ndajë nga 30 mijë euro në vit për këtë çështje.

“30.000 euro ose rreth 700m dru çdo vit për nevojtarët

Si Ministër i MPMS-së çdo vit kam ndarë nga 10 000 euro për drunj për ngrohje për qytetarët e Prishtinës ku përfituan mbi 200 familje.

Si Kryetar i Komunës do ti ndaj nga 30 000 euro.

Le të tregojnë se sa metra dru janë ndarë gjatë mandatit të 2013-2017.

Zona më e prekur është Kodra e Trimave pa përjashtuar edhe pjesët tjera të Komunës.” – thotë z. Abrashi në një postim në facebook.

Të tjerët e kanë gojën plot Barazi, por ndihma për nevojtarët nuk vjen duke predikuar por me veprime konkrete dhe punë të mirë.