Arban Abrashi premton shkolla të reja, rivitalizim e Pallatit të Rinisë e ruajtjen e trashëgimisë kulturore

14.10.2017 12:53:04

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka shpalosur programin e tij për kulturë, sport dhe rini.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka shpalosur programin e tij për kulturë, sport dhe rini. Investimi në infrastrukturën shkollore, të kulturës e të sportit do të jetë prioriteti i Abrashit për Prishtinën.

“Parakusht i një arsimi të mirë është infrastruktura ne do të vazhdojmë në ndërtimin e infrastrukturës aty ku ka nevojë. Ne do të vazhdojmë dhe do të ndërtojmë shkollën e muzikës e cila ka mbet peng qe katër vite. Ngritja e nivelit të higjienës, infrastruktura përreth shkollave duke rregulluar parkingje për qasjen e veturave afër shollës. Synimi afatgjatë i yni është që asnjë shkollë të mos ketë më shumë se 25 nxënës në klasë”, tha ai.

Ndërsa sa i përket programit për sportin Abrashi tha se prioritet do të jetë përkrahja e sportistë e dhe e klubeve.

Ai tha se përkundër se janë të vetëdijshme për vështirësitë do të mundohen në Pallatin e Rinisë ta kthejnë në pronë komunale dhe kështu ti fusin në funksion sallat aty, raporton Ekonomia Online.

“Programi për sportin parasheh intervenime dhe përkrahje sipas nevojave dhe kërkesave të sportistëve dhe klubeve në përgjithësi. Prioriteti më i lartë është përkrahja e komunës për qendrën nacionale për sport dje stadiumit kombëtar Arena Dardania. Ne mendojmë se pallati i rinisë duhet të kthehet si pronë komunale dhe te të bëhet aktivizimi i sallave të tij”, premtoi Abrashi.

Ndërsa sa i përket kulturës Abrashi parasheh që gjatë mandatit të tij të kujdeset për aktivitete të shumta kulturore, ruajtjen e trashëgimisë e mbi të gjitha ndërtimit të një qyteti të vjetër duke bërë kështu restaurimin dhe konservimin e objekteve të vjetra.