Arban Abrashi: Prishtina s’ka pas kryetar këto 4 vjet

24.10.2017 21:53:10

Këtë javë i ftuar në emisionin n’Kosovë Show, është kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrash.

Abrashi ka thënë se ka projekte të mira për kryeqytet dhe pret të fitojë në raundin e dytë.

Ai ka thënë se Prishtina ka shumë probleme nëpër lagje, e që nuk është punuar asgjë.

“Ka probleme me siguri, me rritje të tatimit në pronë, me qentë endacak, e shumë e shumë probleme tjera”, ka thënë ai.