Arban Abrashi viziton bizneset e vogla në Kodrën e Diellit, iu premton mbështetje

27.09.2017 10:56:03

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK Arban Abrashi ka vizituar sot Kodrën e Diellit dhe iu ka premtuar bizneseve të vogla dhe të mesme mbështetje në katër vitet e ardhshme kur të vije në krye të Prishtinës.

“Me qytetarë të lagjes Kodra e Diellit në Prishtinë vizituam banorë e biznese të vogla të kësaj lagje. Me Lidhjen për Prishtinën kësaj zone do t’ia kthejmë shkëlqimin”, ka shkruar Abrashi në Facebook.