Arben Gashi e quan frikacak Shpend Ahmetin

14.11.2017 22:22:10

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ka thënë se anulimi i debatit nga ana e Shpend Ahmeti, Vetëvendosje, tregon se Prishtinën për 4 vite e kanë drejtuar nga selia e partisë, sipas tij, në mënyre ilegale.

Ky reagim erdhi pasi Ahmeti pak orë para mbajtjes së debatit të paraparë për sonte në KTV, e ka anuluar pjesëmarrjen ku përballë do të kishte kundërkandidatin nga partia e Gashit, Arban Abrashin.

Gjeni pa ndërhyrje reagimin e Gashit:

“Anulimi i debatit te sontem ne Rubikon te KTV-se, nga ana e Shpend Ahmetit, me arsyetimin se ka vendosur partia, konfirmon dyshimin qe Prishtinen e 4 viteve te kaluara e kane drejtuar nga selia e Partise (ne menyre ilegale).

Prishtines nuk i duhet per kryetar nje frikacak qe komandohet nga struktura joformale!!

Per Prishtinen me dinjitet dhe perfaqesim, duhet ndryshimi.”