Arbër Zeneli futbollisti i vitit 2018

20.12.2018 22:42:39

Mesfushori kosovar, Arbër Zeneli është shpallur nga Federata e Futbollit e Kosovës si futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin 2018.

Kjo për shkak se Zeneli arriti të realizoj hat-trick në ndeshjen kundër Azerbajxhanit e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndërsa futbollisti i skuadrës Drita, Xhevdet Shabani është shpallur lojtari më i mirë i Super Ligës,

Gjithashtu edhe Bekim Isufi i cili vjen nga e njëjta skuadër, është zgjedhur trajneri ma i mirë i vitit 2018.