Ardhja e Trump: Izraeli merr krahë, miraton koloni të reja

22.01.2017 20:47:51

Izraeli ka miratuar ndërtimin e kolonive të reja në Jerusalemin e okupuar lindor, pasi pro-izraeliti i deklaruar Donald Trump, mori detyrën e presidentit të shteteve të bashkuara.

Kryeministri izraelit, e vonoi miratimin e ndërtimit për shkak të kundërshtive të ish presidentit Barak Obama, që zemëroi Izraelin duke lejuar miratimin e një rezolutë të kombeve të bashkuara kundër kolonive.

Këto të fundit, në Jerusalemin lindor, konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar edhe pse Izraeli e hedh poshtë këtë. Në hapje të mbledhjes së qeverisë, të dielën, kryeministri Benjamin Natanjahu, tha se do të bisedonte me presidentin Trump.

“Ka shumë çështje të hapura mes nesh, përfshirë edhe çështjen izraelito-palestineze, situatën në Siri dhe kërcënimin iranian”, shprehet Benjamin Netanyahu.

Zëvendës-kryebashkiaku i Jeruzalemit, Meir Turgeman, tha për AFP: Tani ne mund të ndërtojmë!

Ai pohoi se vetë kryeministri Natanjahu kishte kërkuar të pritej deri sa Trump të merrte detyrën pasi ky i fundit nuk do të kishte asnjë problem me ndërtimet në Jerusalem.

“Rregullat e lojës kanë ndryshuar me marrjen e detyrës nga Donald Trump. Ne nuk i kemi më duart e lidhura si në kohën e Barak Obamës. Bashkia e qytetit ndërkohë ka miratuar lejet e ndërtimit për 566 shtëpi të reja në kolonitë e Jerusalemit lindor.