Argirova: Do ta kthej besueshmërinë në Radio televizionin e Maqedonisë

03.09.2016 12:50:53

Redaktorja e re e programit të lajmeve të transmetuesit publik Santa Argirova është e bindur se pavarësisht periudhës së shkurtër prej vetëm 100 ditë para zgjedhjeve mund të kthehet besueshmëria e Televizionit të Maqedonisë.

“Dua që njerëzit të bëjnë thirrje të RTVM. Të thonë se ata kanë parë dhe dëgjuar lajmet në RTVM”, tha Santa Argirova për SKDK.MK në një deklaratë.

“Unë e di se janë pak 100 ditë për të rivendosur besimin e humbur me vite, por jam e bindur se kjo është e mundur. Në fund të fundit, kujt do t’i besojnë qytetarët, nëse televizionit të tyre, shërbimit kombëtar publik, të cilët ata paguajnë të jenë të informuar, ka thënë Argirova e cila ka marrë përsipër funksionin në RTVM në pajtim të katër liderëve si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor.

Argirova u kthye në gazetari me themelimin e TV Alfa, ku ishte një personat kryesorë në ekipin themelues. Pasi TV Alfa ndryshoi strukturën e pronarëve, Santa Argirova u detyrua të largohet nga televizioni. Ajo është autore e dy romaneve “Portreti i Drezdenit” dhe “Mirëmëngjes Jakov”.