Arianit Koci: Po paraqiten prova bindëse se kufiri është në Çakorr

03.08.2016 17:25:41

Avokati Arianit Koci ka thënë se çështja e demarkacionit është duke u qartësuar gradualisht dhe se janë duke u paraqitur prova bindëse se kufiri është në Çakorr.

Ai ka thënë se nëse për malazezët kjo pjes ëe Kosovës është jetike, atëherë duhet ulur dhe të gjendet një zgjidhje, por që fillimisht duhet të konstatohet gjendja faktike, transmeton Indeksonline.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të Kocit:

Kufiri në Çakorr!

Çështja e demarkacionit gradualisht po qartësohet!

Sot janë paraqitur prova bindëse, se kufiri është në Çakorr!

Sidoqoftë, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore me fqinjēt tanë malazezët, duhet dhe do ti kultivojmë.

Patjetër.

Nuk na duhet toka e huaj. Aq më pak, toka e fqinjit tonë, që na ka pranuar ndër të parët.

Për më tepër, nësë për malazezët kjo pjesë e Kosovës është jetike, mund të ulemi e të bisedojmë. Në frymën e fqinjësisë së mirë dhe mirëbesimit, mund ta gjejmë zhgjidhjen.

Por, së pari duhet ta konstatojmë gjendjen faktike.

Kushtëzimi i demarkacionit me liberalizim të vizave është jokorrekt, jofer dhe mbi të gjitha i papranueshëm.