Arifi: Nëse demarkacioni vjen në kuvend me 11 gusht, debati i nesërm është pa kuptim

02.08.2016 21:15:11

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi ka komentuar datën për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi në kuvend.

Është raportuar se data për ta sjellë këtë marrëveshje në kuvend për votim pritet të jetë 11 gushti, deri sa nesër (3 gusht) do të debatohet për faktet se a humb apo jo Kosova territor me këtë marrëveshje, shkruan Indeksonline.

Arifi ka thënë se nëse është caktuar 11 gushti për sjelljen e demarkacionit për ratifikim në kuvend, atëherë debati i nesërm nuk ka kuptim, sepse ky ishte paraparë të sjellte të vërtetën dhe jo mbytjen e saj.

Lexoni statusin e plotë të Arifit:

Nëse janë të vërteta pohimet e Tribuna Channell dhe Top Chanellit se data për ratifikimin e marrëveshjes është caktuar me 11 gusht atëherë i humb kuptimi në tërësi debatit të paraparë. Debati ishte dashtë që të ofroj rrugë për gjetjen e të vërtetës e jo mbytjen e saj. Kjo sjellje e koalicionit qeverisës lehtë mund të shëndrrohet në një “debat si alibi për përligjje krimi”. Debat komunizmi demokratik përndryshe.