Arifi thotë se Kosova s’e ka obligim që Asociacioni të shërbej si instrument i Serbisë

16.08.2018 16:34:25
Shefi i Ekipit teknik të Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arfi thotë se Kosova ka marrë obligim ndërkombetar për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, si formë e avancimit të pozitēs së komunitetit Serb në Kosovë.

Sipas tij, ideja që nëpërmjet asociacionit të depërtohet në funksionim të shtetit të Kosovës është perfide dhe nuk do të kaloj, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i plotë:

Kosova ka marrë obligim ndërkombëtarë për krijimin e asociacionit të komunave serbe si formë e avancimit të pozitēs së komunitetit Serb në Kosovë. Në këtë qëndrim Kosova vazhdon të kërkojë zgjidhje dhe ka koncenzus të mjaftueshëm në shoqërin e Kosovës për gjetjen e një zgjidhje gjithnjë duke ruajtur kushtetutshmërinë, têrësinë territoriale dhe funksionalitetin e shtetit. Kosova kurrë nuk ka marrë obligim që të krijojë asociacion që do tē shërbejë si instrument i shtetit Serb për defunksionalizimin dhe kontrollimin e shtetit të Kosovës. Ideja që nëpërmjet asociacionit të depërtohet në funksionim të shtetit të Kosovës është perfide dhe nuk do të kaloj