Arkeologë britanik të interesuar për hulumtime në Maqedoni

03.08.2016 16:35:33

Lokaliteti i Shkëmbit të Kostoperit edhe këtë vit është bërë atraksion i arkeologëve të disa universiteteve britanike.

Bëhet fjalë për arkeologë nga universitetet e Southamton-it, Edinburgh-ut dhe Oxford-it, të cilët kanë kryer hulumtime në këtë lokalitet, në fshatin Nagoriçani i ri në Kumanovë.

Sipas hulumtimeve të deritanishme, në këtë lokalitet janë zbuluar mbetje vendbanimi të kohës së neolitit, kurse janë zbuluar edhe materiale të kohës së hekurit. Hulumtimet në këtë lokalitet janë të mbështetura edhe nga Ministria e kulturës e Maqedonisë.