Armend ​Zemaj në Bujanovc: Kujdesi për shëndetin duhet të përfshijë të gjithë shqiptarët kudo që janë

08.08.2020 13:25:08

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u zotua se është duke bërë përpjekje që çdo shqiptar në këtë kohë pandemie të marrë shërbime cilësore shëndetësore.

Pas takimit me ministrin Armend Zemaj, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa tha se diskutuan për vështirësitë e përballjes me COVID-19.

Ai ka falënderuar ministrin për vizitën e parë në komunën e Bujanovcit.

Për çka tha se Qeveria e Kosovës po tregon kujdesin që e kanë shqiptarët e luginës së Preshevës.