Armend Zemaj: Procesi zgjedhor në Istog i përfunduar dhe transparent

19.12.2017 19:52:13

Armend Zemaj ka bërë një sqarim me anë të të cilit sqaron se titujt sipas të cilëve gjoja ka thënë se diçka nuk ka shkuar në rregull me zgjedhjet në Istog, nuk përputhen as me qëndrimin e subjektit politik, e as me logjikën se diçka vërtet nuk ka shkuar në rregull..

Z..Zemaj konfirmon se procesi ka qenë transparent, i pavarur ligjor dhe i përfunduar dhe që ka dhënë një rezultat fitues dhe përfunfimtar.

Ky është sqarimi i plotë i z. Zemaj:

Sqarim me shkas.
Pjesa ime nga Intervista ne KlanKosova, për “rinumrimin në Istog” nuk nënkupton as qendrimin e subjektit as logjiken se diqka ka qene ne kundershtim me mbarvajtjen e procesit zgjedhor. Duke marre per baze transparencen e procesit dhe pavarsine ligjore ajo qe dihet dhe eshte parë eshte se ky proces ka perfunduar nga i cili kemi nje rezultat fitues dhe i perfunduar per qytetaret e Istogut.
Kerkoj mirkuptim nga mediumi dhe mediat tjera qe kane nxjerre titullin me kete kontekst.