Arratisja e Edison Pulës, arrestohen dy policët e Krujës

22.12.2016 16:22:59

Pas arratisjes nga komisariati të Denis Pulës mbrëmjen e djeshme, janë arrestuar dy policë të komisariatit të Krujës.

Efektivët Denis Çela 22 vjeç dhe Naim Stafuka 39 vjeç u arrestuan nga SHÇBA për shpërdorim detyre, pasi neglizhuan punën gjatë shoqërimit të Denis Pulës, i cili ishte arrestuar gjatë paradites si pjesë e bandës së Niklës.

Edison Pula po transferohej nga komisariati Fushë-Krujës drejt atij të Krujës dhe në momentin që zbriti nga makina e policisë për ta futur në qeli, 21-vjeçari i prangosur u arratis.

Policia ngriti postoblloqe në rrugët kryesore dhe në të gjithë zonën për të kapur 21 vjeçarin. Edison Pula konsiderohet person shumë i rrezikshëm. Mbi të rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municioneve luftarake”.