Arrestimet e sotme nuk kanë lidhje me Gjykatën Speciale, tha Miftaraj

05.07.2017 19:40:04

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se operacioni i sotëm i Prokurorisë Speciale, nuk ka të bëjë asgjë me çështjen e Gjykatës Speciale.

Në një intervistë në Info Magazine, Miftaraj tha se arrestimi i sotëm u bë për shkak të një rasti të vrasjes së pjesëtarëve të UNMIK-ut, në vitin 2004, derisa shton se hezitimet e institucioneve për të dhënë detaje të tjera rreth këtyre rasteve ndodhin për të mos rrezikuar jetën e qytetarëve.

Megjithatë, në rastin e ekstradimeve, Miftaraj thotë se Prokuroria po bie në kundërshtim me ligjin, pasi të gjitha institucionet kosovare duhet të kemë kujdes ndaj publikimit të informacioneve pasi jo në pak raste gjatë një procesi të tillë u është rrezikuar jeta e pjesëtarëve të policisë apo bashkëpunuesve të rasteve të caktuara, transmeton Klan Kosova.

”Këto informata duhet të mbahen larg publikut. Me kodin e vjetër penal, varësisht se cilën kohë është kryrë, kjo hyn në kuadër të veprave penale të rënda. Nga viti 2014 EULEX nuk pranon raste të reeja por vazhdon procesin e lëndëve të mbetura”.
”Prokuroria e shtetit bjen në kundërshtim me ligjin, shtetasve kosovar institucionet kosovare duhet të kenë kujdes në publikimin e informatave. Zbulimi i informatës në këtë rast shumë të ndijshëm për ekstradim, sepse rrezikon jetën e qytetarit”.

”Praktika gjyqësore ka dëshmuar në shumë raste se personat e caktuar u kanë rrezikuar Ky është një ndër rastet e rradha të rënda në Kosovë. Ky është një rast që lë në hije pasi institucionet ende s’kanë bërë.

”Me vet faktin se Presidenti u ka dërguar letrat prokurorisë e ende nuk ka të dicka të zgjidhur”.
”Rasti i sotëm nuk ka të bëjë aspak me gjykatën speciale”