Arrestimi i Ramushit dhe mundësia e përsëritjes së ngjarjeve të vitit 2015

06.01.2017 14:42:03

Nga Rexhep Kastrati

Edhe pse u thanë shumë arsye të arrestimit të Ramush Haradinajt, disa të qëndrueshme, e disa vetëm në kuadër të përpjekjeve për heoizimin dhe patriotizimin edhe të rekrutëve shqiptarë të agjenturave shqiptare, megjithatë, duket se arrestimi i Ramushit ka të bëjë me krijimin e një atmosfere nxitëse për dhunë dhe për anarki. Provokimi serb me të ashtuquajtur pelegrinë në Gjakovë, vetëm për të nxitur reagimin e nënave gjakovare që kanë përjetuar tragjedi të rënda gjatë luftës, dhe arrestimi i Ramushit kanë një ndërlidhje, e që ka të bëjë me tensionimin e situatës në Kosovë me qëllim bllokimin e proceseve dhe destabilizimin e saj. para dy vitesh, pra në janar të vitit 2015, një provokim i tillë nga ana e Serbisë rezultoi i suksesshëm për të, sepse pos që nxiti reagimin emocional të nënave gjakovare, shërbeu për të bërë provikimin dhe fyerjen e rëndë nga ana e Jabllanoviqit, e që më tej shërbeu si pretekst për të filluar aksione të dhunshme dhe anarkiste në dëm të shtetit të Kosovës. Në këtë mënyrë, tashmë kur Serbia e mbylli vitin me kërkesën për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, dhe kur sekta okulte e Albinit e filloi këtë vit po me të njëjtën kërkesë si të Serbisë, shtë e qartë se beogradi dhe sekta okulte e Albinit do të veprojnë fort dhe me të gjitha mjetet për destabilizimin e Kosovës. Tashmë as Serbia, e as sekta okulte e Albinit nuk janë duke e fshehur bashkërendimin dhe qëllimin e përbashkët: rrëzimin e Qeverisë dhe së këndjemi edhe rrënimin e institucioneve të shtetit të Kosovës, si bazë për destabilizimin e vendit. Pra, është e qartë se viti 2017 ka filluar në mënyrë intensive me angazhimet e përbashkëta të Serbisë de të sektës okulte të Albinit për të realzuar skenarët që mbetën pa u relaizuar plotësisht gjatë vitit 2015 dhe 2106. Në këtë mënyrë po del sheshit se shtetit i Kosovës, institucionet e tij dhe shoqëria jonë janë para një angazhimi të bashkërenduar ndërmjet Serbisë dhe sektës okulte të Albinit, por edhe të pjesës tjetër të linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste. Dhe këtë e kanë paralajmëruar Vulini, Gjuriqi, Baton Haxhiu, Albulena haxhiu, Visar Ymeri dhe mbeturina të të tjera të angazhuara prej vitesh kundër Kosovës, kundër lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë. Dhe të gjithë këta nuk kanë të bëjnë me interesa të Kosovës, por kanë të bëjnë me rrënimin e interesave të saj. Dhe të gjithë këta dhe të tjerë që fshihen mbrapa tyre po e sulmojnë shtetin e Kosovës, po e sulmojnë pavarësinë e saj dhe lirinë e saj për hir të interesave serbe dhe përgjithësisht kundërshqiptare. Së këndjemi, të gjitha partitë, të gjitha mediet dhe portealet dhe e tërë shoqëria do të duhet të jenë bashkë kundër të keqes për Kosovën. Nuk po bëhet fjalë për qëndrueshmërinë apo jo të një Qeverie, por të shtetit dhe të institucioneve të tij përballë angazhimeve agresive shumëplanëshe serbo-ruse dhe të aleatëve të tyre. Zhvillimet e dy viteve të fundit kanë dhën mjaftueshëm argumente për qëllimet kundërshtetërore të linjës së Tiranës/Krets dhe të asaj udbasho-jugosllavokomuniste, kurse ky vit do të ofrojë edhe pamje edhe më të rrezikshme, sepse Serbia dhe Rusia, si dhe aleatët e tyre do të provojnë t’ia japin goditjen përfundimtare shtetit të Kosovës. Së këndejmi, edhe arrestimin e Ramushit, edhe provokimet tjera të Serbisë dhe të aleatëve të saj duhet t’i marrim me kujdes dhe me syçeltësi tepër të madhe që të mos lejojmë manipulimin e opinionit dhe nxitjen e turmave kundë institucioneve shtetërore, ashtu edhe siç do Serbia dhe siç është në interesin e saj.