Arrestimi/ Tërhiqet zvarrë Boçi, PD: E dhunoi bashkëpunëtori i Alizotit! (VIDEO)

02.04.2019 19:29:35

Partia Demokratike ka reaguar pas shoqërimit në polici të ish-deputeti Luciano Boçi, teksa ky i fundit kishte tentuar të prishte takimin e kryeministrit Edi Rama në fshatin Linas të Cërrikut.

Sipas PD, Boçi u ndalua në mënyrë barbare, pasi ndaj tij është ushtruar dhunë nga forcat e rendit, me në krye Nëndrejtorin e policisë së Elbasanit Albert Nushi.

“Reagimi dhe trajtimi nga forcat e rendit karakterizohet nga dhuna me në krye Bashkëpunëtorin e Alizotit, Nëndrejtorin e policisë së Elbasanit Berti Nushi. Ish-drejtori i Policisë së Fierit ka shfaqur një sjellje barbare të karakterizuar në të gjitha format e dhunës dhe kjo është figura më e keqe për një shtet demokratik që ne duam me zemër”, thuhet në reagimin e PD-së.

Ndërkohë vetë Boçi ka thënë për mediat se kemi të bëjmë me një polici të kthyer në “juntë ushtarake që dhunon e terrorizon qytetarët e favorizon krimin”.