Arrestohen 11 shqiptarë në Milano

25.11.2017 15:36:08

Të arrestuarit anëtarë të një bande grabitësish Njëmbëdhjetë shqiptarë janë arrestuar në orët e para të mëngjesit nga policia italiane në Milano, pasi dyshohen se janë anëtarë të një bande grabitësish. Mësohet se ndaj 10 prej tyre është ekzekutuar urdhëri i arrestimit me burg, ndërsa vetëm njëri ka marrë arrest shtëpie.

Mediat italiane shkruajnë se të arrestuarit janë të moshës nga 21 deri në 47-vjeç, banues në Milano, Bergami e Novara. Policia ka sqaruar se akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizimin kriminal me qëllim grabitje. Hetimet kanë vërtetuar se kjo bandë ka kryer disa grabitje banesash e dyqanesh në territorin e provincës së Milanos dhe të Pavias.

Objekte e vjedhura janë gjetur të fshehura në 3 garazhde në zotërim të anëtarëve të bandës. Grabitësit vepronin zakonisht në orët e vona të natës. Lëviznin me makina luksoze për të mos rënën në sy duke piketuar vilat apo dyqanet që do të thyenin.