Arrestohen 8 serbë në Brezovicë, dyshohen se janë pjesëtarë të Inteligjencës serbe

25.02.2019 20:31:58

ROSU mbrëmë ka arrestuar tetë serbë, të cilët dyshohet se janë pjesëtarë të strukturave të inteligjencës serbe.

Burime të Ballkani.info brenda PK bëjnë të ditur se arrestimi i tetë serbëve është bërë në Brezovicë.

Ata ishin të kamufluar si shpëtimtarë.

“Këta tetë persona kanë hyrë në Kosovë të enjten. Qëllimi i tyre ishte vëzhgimi dhe mbajtja nën kontroll e qendrës së skijimit me rekomandim të shtetit serb”, thotë burimet.

Ballkani.info po ashtu i ka siguruar edhe emrat e këtyre pjesëtarëve, të gjithë serbë nga Serbia, si dhe fotografinë e tyre dje në Brezovicë, pak para largimit nga aty.

Udhëheqës i këtij grupi është Bogiq Bogdanoviq.

Bogdanoviq është pjesëtarë i formacionit SAJ (Njësia Speciale antiterror e Serbisë).

Arrestimin e tetë serbëve e ka konfirmuar edhe e ashtuquajtura Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.