Arrestohen dy aktivistëve të VV-së për “blerje votash”

06.10.2019 16:32:48

Dega në Prizren e Partisë Demokratike të Kosovës, njoftoi se brenda një ore në Qendrën e Votimit 2003a në këtë qytet janë arrestuar dy persona, të cilët, sipas PDK-së, janë aktivistë të Vetëvendosjes. Kjo parti, sipas koha.net, ata janë kapur në flagrancë duke blerë vota.

Dega në fjalë pretendon se pas këtyre veprimeve ka ndërhyrë Policia e Kosovës dhe dy personat janë ndaluar. “Partia Demokratike e Kosovës, duke dënuar ashpër sjelljen e aktivistëve të Vetëvendosjes, njofton opinion e gjerë, se kjo skenë e mashtrimeve të Vetëvendosjes, ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara. Prandaj, të gjithë vëzhguesit e PDK-së, do të jenë në krye të detyrës, për ruajtjen e votës dhe të vullnetit të qytetarëve.

Me këtë rast u bëhet thirrje edhe vëzhguesve të subjekteve tjera politike dhe OJQ-ve, monitorues të zgjedhjeve, t’i raportojnë rastet e tilla. Vota e secilit është e shenjtë dhe nuk do të lejohet, që askush të abuzojë me të drejtën legjitime të qytetarëve”, thuhet në një deklaratë të saj.