Arrestohen dy persona për tentim grabitje të armatosur

Arrestohen dy persona për tentim grabitje të armatosur

26.12.2019 12:43:01

Sot nga Njësiti për Reagim të Shpejtë (NjRSh), janë arrestuar dy persona të dyshuar për tentim grabitje të armatosur.

Aksioni është kryer rreth orës 03:00 në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, nga NjRSh , ku janë ndalur dy persona të dyshuar, të cilët po qarkullonin me veturën e tipit VW Polo (me tabela te një automjeti tjetër).

Gjatë kontrollimit të tyre policia ka gjetur dhe sekuestruar: një armë automatike AK 47; një karikator me 6 fishekë; tri palë doreza; targat e veturës (që dyshohen të jenë të vjedhura); vetura si dhe gjësende të tjera, të cilat mund shërbejnë si dëshmi në procedurë.

Personat e arrestuar, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë: D. T, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. B, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Pas intervistimit nga ana e hetuesve rajonal si dhe marrjes së vendimit nga ana e prokurorit janë dërguar në qendrën mbajtjes, për përfundimin e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale para se rasti t’i kaloj institucioneve kompetente.

Ndaj tyre janë iniciuar rastet “Grabitje në tentativë, vjedhje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.