Arrestohen dy persona për vrasjen në Malishevë

09.03.2018 11:26:20

Kryeprokurori i Gjakovës Ali Selimaj ka konfirmuar se dy persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve në Plloqicë të Malishevës.

Selimaj nuk ka dhënë detaje për identitetin e të dyshuarve apo motivin e vrasjes.

Lajmi.net raportoi për ngjarjen e cila ndodhi mëngjesin e herëshëm ku dy vëllezër mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

Njëri nga ta ëshë konfirmuar se është pjestar i FSK-së. Motivet e ngjarjes vazhdojnë të jenë të pasqaruara.