Arrestohen dy vajza që planifikonin sulm terrorist në Francë

25.09.2016 16:42:02

Policia franceze arrestoi dy vajzat nga Nica në mes të shtatorit me dyshimin se kishin lidhje me të ashtuquajturin Shteti Islamik, ka njoftuar sot zyra e prokurorisë në Paris.

Vajzat  ishin të moshës 17 dhe 19 vjet të cilat kanë përdorur mesazhe voice të koduara në aplikacionin telegram që kishin komunikuar me një pjesëtarë të ISIS-it, transmeton lajmi.net.

“Vajzat janë inkurajuar të kryejnë sulmin në objektiva të veçanta në shenjë hakmarrjeje për zëdhënësin e Shteti Islamik Abu Muhamed Al Adnanija”, konfirmoi një burim i afërt për një gazetë franceze.

Shërbimi i Inteligjencës franceze në fillim të shtatorit kishte arrestuar edhe katër të rinj të dyshuar për planifikim të sulmeve në emër të ISIS-it, kjo u zbulua përmes rrjeteve sociale.