Arrestohen katër meshkuj në Ferizaj

12.01.2017 10:42:54

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Ferizaj, janë arrestuar katër meshkuj.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në veturën e tyre me të cilën po udhëtonin, janë konfiskuar dy qese me substancë narkotike të llojit marihuanë dhe një mulli për bluarjen e narkotikëve.

Tek njëri prej tyre, është gjetur edhe një armë zjarri me një karikator me pesë fishekë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.